Sejdiu: Jam i gatshëm ta marr përgjegjësinë e liderit të LDK’së

Ish-presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i ka renditur tri arsye pse ka vendosur t’i hyjë garës për Kryetar të LDK’së. Ka thënë se Lidhja Demokratike s’duhet të sillet më në mënyrë inerte përballë zhvillimeve politike. Ka thënë se LDK’së i duhet një ristrukturim i mirëfilltë i vetvetes. Ka thënë se pastaj partia duhet ta japë një ofertë programore.

Sejdiu ka thënë se është i gatshëm ta marrë udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ka thënë se gjithçka do të zyrtarizohet në Kuvend.

Siç kam thënë disa herë, unë e kam shprehur gatishmërinë time që ta marr përgjegjësinë e udhëheqjes së LDK-së”, ka thënë Sejdiu në një intervistë për Gazetën Express.

Deri në ditën e mbajtjes së kuvendit, unë do t’i analizoj të gjitha rrethanat lidhur me kandidaturën time. Ato, siç edhe është rregulli, paraqiten në kuvend”, ka shtuar ai.

Fatmir Sejdiu: Për aq sa e kam përcjellë, interesimi i anëtarësisë së LDK-së për të marrë pjesë në këtë proces ka qenë i madh. Është vërejtur se diku-diku edhe nuk u është krijuar mundësia e pjesëmarrjes së të gjithë të interesuarve, prandaj kjo e ka pamundësuar edhe shprehjen e vullnetit të tyre për të qenë pjesëmarrës aktivë në këtë proces, pra për ta realizuar të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Kam përshtypjen se është harxhuar energji e madhe sidomos në orientimin se kush do të zgjidhet së fundi kryetar i LDK-së dhe se për këtë qëllim kush do të delegohet deri në Kuvendin e përgjithshëm për të dhënë atë verdikt final, pra zgjedhjen e kreut të LDK-së. Mendoj se përgjithësisht ka munguar debati dhe analiza e nevojshme për punën e bërë, të mirat dhe të metat e saj gjatë katër vjetëshit të kapërcyer dhe më e rëndësishmja për perspektivën që na pret.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!