Jakup Krasniqi mesazhe PDK-së e VV-së: Na duhen njerëz që nuk sh,ajnë, m,ashtrojnë e g,ënjejnë

“Votuesi duhet t’ju thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim. Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes. Socialdemokracia është shpresa e mbetur”, shprehet ai.

“Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivok nga politikat e shurdhëra që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër.

Gjithashtu, NISMA Socialdemokrate distancohet dhe duhet të distancohet në vazhdimësi nga çdo formë e komunikimit që prodhon k,onflikte të sh,pifura me këdo, qofshin ata edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj politikë.

Gjuha a,rrogante e komunikimit d,enigrues nuk i përulë kundërshtarët të cilëve iu drejtohet sa i përulë dhe i përbuzë folësit e pakulturë e të paedukatë, kudo ku ajo gjuhë shfaqet.

L,ufta politike nuk duhet bërë me sh,arje, por vetëm e vetëm me ide e program të qartë politik, ekonomik e social”, ka shkruar Krasniqi në FB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!