Nis ‘l,ufta’ AAK-PDK para zgjedhjeve, Haradinaj ia merr Veselit Naim Bazajn

Fotografia e djeshme e publikuar nga deputeti i AAK’së Daut Haradinaj, ku shihet së bashku me Naim Bazajn, nuk ka qenë fare rastësi. Kjo pasi që Bazaj ka vendosur përfundimisht të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Kadri Veseli dhe t’i bashkohet AAK’së së Ramush Haradinajt.

Këtë e ka konfirmuar vetë Bazaj sot në një përgjigje dhënë Gaztës Express.

“Po, po. Besoj që brenda dy tri ditëve vijnë ata tek shpija dhe merremi vesh” ka thënë Bazaj i pyetur se a ka vendosur përfundimisht të kalojë në AAK.

Për arsyet e kalimit në AAK, Bazaj thotë që nuk ka ndonjë, përveç asaj që nuk dëshiron që të jetë më në partinë e Kadri Veselit.

Bazaj thotë se AAK’ja është një parti që krerët e saj kanë qenë më të vërtetë pjesë e l,uftës.

“Arsyeja, pa arsye hiq…Sepse qëllimi është që së pari nuk dua të jem pjesë e PDK’së, dhe për këtë qëllim desha të shkojë aty ku më të vërtetë është edhe pjesë e l,uftës”, ka sqaruar ai.

Sipas tij ajo çfarë kishte ndodhur në zgjedhjet e brendshme në Degën e PDK’së në Drenas nuk ndodh as në Afrikë.

Për Kadri Veselin kishte thënë se e ka dërguar në ‘humnerë’ PDK’në , dhe e kishte a,kuzuar se kishte dërguar njerëz nga Prishtina, me të vetmin qëllim për të mos lejuar që Bazaj të zgjidhej në krye të Degës në Drenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!