Unikkatili publikon fotografi në Graçanicë, shan ata që ia shqyen posterët

Hip Hop artisti shqiptar, Viktor Palokaj i njohur me nofkën R,ebel a.k.a Unikkatil, sot ka mbërritur në Kosovë.

Ai ka postuar një fotografi në Graçanicë, ku ditë më parë është raportuar se një nga posterët që njoftonin për koncertin e tij është fshirë nga disa persona.

Ai ka shkruar në Facebook pasi ka bërë një fotografi tek vendi ku është fshirë.

“Nomin e paskan bo. Qe ku jom”, ka shkruar Hip Hop artisti shqiptar.

Unikkatili sot do të mbajë koncertin e tij të dytë në Kosovë, më saktësisht në Mitrovicë.

Koncerti do të organizohet në stadiumin “Adem Jashari” ku pritet që të ketë një numër të madh të fansave të Viktorit. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!