Enver Hoxhaj g,odet Haradinajn dhe AAK’në: Kriza politike ka një adresë dhe një emër

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK’ja ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë për të treguar se mandati i Ramush Haradinajt nuk është më i njëjti, që nga dorëheqja e tij nga posti i kryeministrit të vendit.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Qeveria mund të ketë vetëm rol kujdestar, por jo të marrë vendime për borde dhe shpronësime.

“Të dashur qytetarë, PDK-ja ka vendosur sot të marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë për hir të interesave të qytetarëve, që nuk i ikë përgjegjësisë por edhe për ta bërë të qartë se pas dorëheqjes së Kryeministrit të premten e shkuar, është krijuar një situatë e re politike dhe juridike. Kryeministri dhe qeveria e dorëhequr mund të kenë një rol kujdestarie por nuk mund të sjellë e merr vendime për emërime të anëtarëve të bordit, të shpronësojë prona apo të sillet njëjtë sikur para të premtes”, ka thënë Hoxhaj.

“PDK siguron të gjithë se paqartësia e krijuar nuk do të shkojë në dëm të interesave të qytetarëve dhe nuk do të lejojë të ketë vakuum e krizë qeverisëse. Kriza tani ka një adresë dhe një emër. Kosova ka institucionet dhe përvojën e duhur për të gjetur zgjidhje, ashtu sikurse edhe PDK-ja ka dëshmuar pjekuri, përgjegjësi dhe zotësi për t’i shërbyer vendit”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!