AKR’ja beson se do t’i marrë 10 për qind të votave në zgjedhje

Sekretari i partisë Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli, ka thënë se nëse AKR del e vetme në zgjedhje, nuk e ka problem pragun zgjedhor.

Makolli ka folur për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, për të cilën ka thënë se ishte e befasishme, dhe sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje.

“Pa dakordim të partive opozitare qeveri teknike nuk mund të ketë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se vijat e kuqe tashmë janë bërë ba.nale por mund të ketë preferenca për të shkuar me parti të caktuara në koalicione parazgjedhore.

Duke folur për zhvillimet brenda AKR-së, Makolli ka thënë se Agim Bahtiri nuk ka dhënë dorëheqje nga partia as zyrtarisht e as formalisht.

Sekretari i përgjithshëm i AKR-së ka thënë se kjo parti ka sakrifikuar vetën kur ka hyrë në koalicion me PAN-i, pasi sipas tij e ka kërkuar situate në interes të shtetit, përcjell Telegrafi.

Makolli ka thënë se AKR është e përgatitur të futet e vetme në zgjedhje por varësisht nga interesi, kjo parti mund të futet në koalicione parazgjedhore.

“PDK është me pak e dëshiruar për një koalicion parazgjedhor, të gjitha tjerat janë opsione më të mundshme”

Ai ka thënë se në bazë të analizave të tyre AKR mund të merr rreth 10% në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!