Beogradi i gatshëm të nënshkruaj çfarëdo marrëveshje me Kosovën

Udhëheqësit e Serbisë edhe tani janë të gatshëm të nënshkruajnë çfarëdo për Kosovën, nëse i jepen garanci se nuk do e humbë pushtetin me atë rast, shkruan dega e Moskës së Qendrës Carnegie , transmeton Gazeta Metro.

Shkuarja e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për Hagë deri më tani nuk premton përparim të shpejtë drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Udhëheqësit e Serbisë, kanë nxjerrë mësime nga përvoja e kaluar, pranuan lajmin me skepticizëm dhe vlerësuan se shkuarja e tij në Hagë ishte vetëm edhe një trik i Perëndimit për ta detyruar Beogradin për lëshime të reja, thekson Qendra Carnegie.

Në shkrimin e tyre vlerësohet se dorëheqja e Haradinajt, veçanërisht nëse pas saj vjen vazhdohet me proces gjyqësor, padyshim do të ndikoj në veprimtarinë e Prishtinës.

“Udhëheqësit e Serbisë, në thelb janë të gatshëm të nënshkruajnë çfarëdo për Kosovën, nëse ju garantohet se nuk do bien nga pushteti. Nëse Gjykata Speciale me seli në Hagë mund të vendos para të njëjtës situatë pushtetin në Prishtinë, zgjidhja e çështjes së Kosovës do të mund të zgjidhej me sukses”, vlerëson Qendra Carnegie në Moskë.

Vazhdohet me vlerësimin duke shkruar se lehtësia me të cilën Perëndimi lejoi shkuarjen e njërit prej pjesëmarrësve kryesor në bisedime për Kosovën, ku u shfaq se ndërmjetësimi perëndimor në këtë konflikt ka nisur të përqendrohet në parime krejtësisht të ndryshme.

Në Washington e në kryeqendrat europiane është mbledhur aq shumë nervozizëm dhe lodhje për shkak të tekeve dhe shantazheve të Prishtinës sa që u vendos që gjithçka të shqyrtohet nga e para. Perëndimi mendon se elita kosovare, jo ajo serbe, është pengesa e zgjidhjes së problemit dhe se do të vazhdojnë të sillen në këtë mënyrë edhe në të ardhmen”, vlerëson Qendra Carnegie./gazetametro.net


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!