Çfarë thonë zyrtarët e AKR-së për largimin e Agim Bahtirit

Në prani të 500 delegatëve, Aleanca Kosova e Re më 5 maj 2019 kishte zgjedhur Kryetar të Degës në Mitrovicë, Agim Bahtirin.Në konventën zgjedhore, Agim Bahtiri ishte shprehur se AKR në Mitrovicë po punon me duar të pastra duke përmendur investimet e mëdha që kjo parti ka bërë në qytetin e Minatorëve.

Kurse, Kryetari i partisë, Behgjet Pacolli ishte shprehur se Mitrovica po lulëzon falë vullnetit të Agim Bahtirit.

“Mitrovica po lulëzon falë vullnetit të mirë të tij”, tha Pacolli

Por Agim Bahtiri më nuk është pjesë e AKR-së, kështu të paktën është prononcuar i pari i Mitrovicës, kur është kontaktuar nga Gazeta Express lidhur me një koalicion të mundshëm AKR-AAK.

Unë nuk jam më me AKR-në, nuk jam më në partinë e Behgjet Pacollit. Pyetni organet e AKR-së” është përgjigjur Bahtiri.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë disa nga zyrtarët e AKR-së por ata kanë deklaruar se janë jashtë Kosovës dhe nuk kanë informacion nëse Agim Bahtiri është larguar nga partia.

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli ka thënë se është jashtë Kosovës dhe për momentin nuk kam ndonjë mendim lidhur me këtë.

Jam jashtë Kosovës dhe nuk po e shoh të arsyeshme me reagu nuk kam ndonjë mendim” është përgjigjur Pacolli.

Express ka provuar të marr një prononcim edhe nga deputeti i AKR-së, Islam Pacolli rreth largimit të Agim Bahtirit nga partia por i njejti ka thënë se gjendet jashtë Kosovës.

As se kam pa se s’jam në Kosovë, 100 herë ka dhanë deklarata. Kur të vi takohemi edhe bisedojmë” është përgjigjur shkurt deputeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!