Reagon Bekim Jashari: Performanca e Fjolla Morinës në Skënderaj imitim i Rita Ores

Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, ka folur për paraqitjen e shumë përfolur të Fjolla Morinës mbrëmë në një koncert në qendër të Skenderajit.

Ai këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, në një postim ku fliste për manifestimin “60 ditë- 60 aktivitete” që është i dizajnuar për diasporën.

Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj”, ka thënë Bekim Jashari.

“Shpresoj të keni interesim edhe për organizimet në vazhdim”

Tutje Jashari ka treguar se sonte në sheshin Adem Jashari do të performojë Leotrim Gashi.

Se si do të paraqitet ai para publikut, është përgjegjësi e tij, ka shtuar Jashari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!