Për Thaçin, Adem Demaçi është babai dhe shkaku i pavarësisë

Ai ka thënë se u bë një vit pa simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçin, njeriun që gjithë jetën e vet ia kushtoi lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Thaçi ka thënë se Adem Demaçi ishte babai i pavarësisë së Kosovës.

“Vlera dhe kontributi i angazhimit të Adem Demaçit do të nderohet dhe do të kujtohet gjithmonë nga shteti i Kosovës, sikurse sot me nderime shtetërore, e në të njëjtën kohë do të jetë një vlerë e respektuar dhe e vlerësuar lartë nga i gjithë kombi shqiptar, sikur që edhe do të jetë i vlerësuar gjithmonë në përjetësi nga bota demokratike”, u shpreh ai

Kreu i shtetit ka thënë se çdo nderim për Adem Demaçin është nderim për sakrificën e gjithë atyre njerëzve që kanë rënë për lirinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!