Frika e deputetit të AAK’së: Dikush nga opozita mund të bëhet pjesë e një skenari për ‘Qeveri Kukull’

Deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka s.ulmuar a.shpër partitë opozitare, të cilat po konstatojnë se vendi nuk mund të ketë qeveri në dorëheqje.

Ai thotë se në vend se këto të parti të gjejnë një rrugë për zgjedhje të menjëhershme, po merren ende me atë se a duhet të qëndrojë Haradinaj në zyra ose jo.

Ndërkohë në anën tjetër Nitaj shpreh frikën se ndonjë prej partive opozitare është bërë pishman që ka kërkuar zgjedhje të reja, dhe thotë se mund të bëhet pjesë e pazareve për krijimin e një qeverie teknike.

“Apo i keni ra pishman e po ju dhimbsen mandatet dhe ne vend qe te flisni për zgjedhje prap po merreni me Ramushin! Hiç nuk do te çuditesha qe ndonjëri prej jush, te filloi te “reflektoje” e te behet pjese e skenarit te krijimit te nje Qeverie Kukull, natyrisht kjo me arsyen e njohur tashme, “ na u dasht ta bejme per interesa vendit”! Se mos është hera e pare!”, ka shkruar Nitaj në profilin e tij zyrtar, raporton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!