Sejdiu: Zgjedhjet janë alternativa e vetme,Kurti është bërë si Thaçi

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Sejdiu, konsideron se në situatën aktuale në Kosovë, alternativa e vetme janë zgjedhjet e reja. Ai thotë se PSD-ja po punon që të hyjë e vetme në zgjedhje, por nuk e përjashton as koalicionin parazgjedhor.

Në një intervistë me shkrim për Gazetën Express, Sejdiu flet për n.ënçmimin që Albin Kurti po ia bën vazhdimisht PSD-së, për cilësimin “partiçkë” .

Ai përgjigjet se për cilat parti kanë “vija të kuqe”, dhe nëse do të bënin koalicion me Vetëvendosjen e Kurtit. Ai ankohet se partia e Kurtit më shumë bën opozitë për PSD-në sesa për PDK-në e Kadri Veselit.

Sondazhi që e nxjerr PSD-në , vetëm me 2.4% të përkrahjes popullore, nuk i duket p.roblem për t’i hyrë zgjedhjeve vetëm.

Më vjen keq ta shoh Kurtin duke u shndërruar në kalkulator. Sinqerisht, ndihem keq kur e dëgjoj tek përdor gjuhën e njëjtë ndaj nesh që dikur e përdorte Hashim Thaçi ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!