Radosavleviq: Nga taksa h.umbës është buxheti i Serbisë, fitues Ramush Haradinaj

Në debatin “Taksa 100 për qind, kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?”, kryetari i Asociacionit të afaristëve serbë në Kosovë, Sasha Sekuliq, përveç mungesës së mallrave të cilat janë harxhuar, sektori i tregtisë ka pasur më së shumti probleme, sipas të cilit bëhet fjalë për 1 mijë artikuj ku shumica prej tyre mungojnë.

Problem tjetër, sipas Sekuliq, është edhe mungesa e produkteve bujqësore.

Ai, po ashtu, tha se rrethanat e krijuara politike në Kosovë, pamundësojnë edhe më tej heqjen e taksës.

Zëvendësministri në detyrë i Financave, Fatmir Gashi, tha se vendimi qeveritar për mallrat serbe është për të ndaluar a. gresivitetin e Serbisë ndaj Kosovës.

Sipas tij, Kosova ka përfituar 7 milionë euro nga të hyrat doganore që nga hyrja në fuqi e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja.

Ndërsa, Nenad Radosavleviq nga Lidhja për Kosovën, tha se taksa 100 për qind është ‘një m.arrëzi’, dhe siç tha, me këtë vendim është e pa kuptimtë të pritet njohja nga Serbia.

Sipas tij, h.umbës janë prodhuesit serbë, tregtarët dhe buxheti i Serbisë, ndërsa fitues është kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj disa herë ka përsëritur se taksa do të hiqet vetëm atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!