Nasim Haradinaj: Pse të më ftojë mua Specialja, unë kam v.rarë ushtarë

Njëri nga komandantët e UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se asnjëherë nuk është intervistuar për çështje të l.uftës së UÇK-së.

Në emisionin “Debat Plus”, deputeti Milaim Zeka ka thënë se beson që edhe Nasim Haradinaj do të ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale, por një gjë të tillë Haradinaj thotë se nuk e ka bërë deri më tani.

“Me këtë lloj gjykate çfarë deputetët tanë f.aqezinj e kanë votuar nuk është kurrfarë çudie që çdo anëtarë i UÇK-së mund të jetë target, me sh.pifje apo pa sh.pifje, me fakte apo pa fakte që më vonë do të vërtetohen”, tha ai.

Haradinaj ka thënë se ai personalisht nuk është intervistuar dhe se nëse do të intervistohej nuk do ta mbante të fshehtë.

“Unë i them opinionit se edhe nëse thirrem do të kthehem. Edhe nëse ndalem do t’i bëj të mburren shqiptarët”.

I pyetur se cili është mendimi i tij pse ai nuk është intervistuar për dallim nga shumë ushtarë e komandantë të tjerë, Haradinaj ka dhënë një përgjigje interesante.

“Unë kam v.rarë ushtarë o vëlla. Kam v.rarë ushtarë o shoq, pse të më marrin mua. Për këtë arsye jam kthyer në Kosovë”, tha ndër të tjera Nasim Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!