Deputeti i VV’së: Thaçi e Veseli janë marrë në pyetje nga Specialja

Xhelal Sveçla, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se edhe kryeparlamentari edhe presidenti janë marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

Kështu ka thënë ao kur ka shtuar se edhe Ramush Haradinaj ka mundur të mos dorëhiqej nga posti i kryeministrit për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Janë sekrete publike. Kadri Veseli në Frankfurt, Hashim Thaçi është marrë në pyetje në dy raste të ndryshme. Nuk e di vendin”, ka thënë Sveçla në Interaktiv të KTV-së.

Ditë më parë Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për të shkuar në Hagë për t’u intervistuar si qytetar i thjeshtë dhe jo në rolin e kryeministrit. Sveçla ka thënë se edhe Haradinaj mund të mos dorëhiqej njëjtë siç kanë bërë edhe dy liderët tjerë shtetërorë.

Ai ka thënë se Haradinaj e ka ditur që qeveria që ai po udhëheq nuk do të ketë jetë të gjatë dhe për këtë ka vendosur të dorëhiqet për të faktorizuar veten.

“E ka ditur se s’është qeveri me jetë të gjatë dhe ka dashur të faktorizojë vetveten, e ka dashur të qeverisë si kryeministër në detyrë. S’ka dallim nga kryeministri dhe ai në detyrë. Ka mundur të shkonte sikur siç po flitet, e duket se është e vërtetë, edhe Kadri Veseli është intervistuar në rolin e kryeparlamentarit. Tashmë edhe Thaçi është intervistuar. Veseli në Frankfurt, e Thaçi dy herë në raste të ndryshme. Vendndodhjen nuk e di. Është intervistuar dy herë. E vazhdojnë të jenë në këto pozita”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!