Doruntinë Maloku: Me LDK’në, Kosovës i vjen era shtet

Deputetja tjetër e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka thënë se ka thënë se koha për këtë parti po vjen. Ajo në një status në Facebook ka thënë se LDK do të rikthehet fuqishëm për ta përmbushur misionin e saj. Maloku ka thënë se LDK do ta  çrrënjos k.rimin dhe k.orrupsionin.

Ky është postimi i plotë i saj në Facbeook:

Me LDK-në, Kosovës i vjen era Shtet!

Misioni themelor i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka qenë Liria, Pavarësia dhe Demokracia. Dy të parat, Kosova i ka arritur për shkak tē vizionit dhe përkushtimit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe ekipit të tij, dhe me gjakun e heronjve të lirisë.

E treta, Demokracia, nuk importohet as eksportohet. Ajo zhvillohet hap pas hapi. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm Qeveria e LDK-së. Duke e çrrënjosur k.rimin dhe k.orrupsionin.

Lidhja Demokratike e Kosovës po vjen! E bashkë me të edhe Demokracia. LDK do të rikthehet fuqishëm për ta përmbushur misionin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!