Për Ferronikelin në Evropë: Ta përkrahim të gjithë sikurse Kosovën

Kampioni i Kosovës në futboll, Ferronikeli të martën do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit kur e pret kampionin e Uellsit, The New Saints në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Shkruan: Skyfter Blakaj

Pas barazimit 2 me 2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në ishull, Ferronikeli ka një shans të jashtëzakonshëm për tu kualifikuar në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.

Fitorja ose edhe barazimi 0:0, përkatësisht 1:1 do ta dërgonin skuadrën nga Drenasi direkt drejt raundit të dytë ku është duke pritur kampioni i Danimarkës, Copenhagen.

Me kualifikimin eventual Ferronikeli do të bëhej skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane dhe në të njejtën kohë do ta arrinte suksesin më të madh në histori të klubit.

Për Ferronikelin kjo do të ishte një e arritur madhështore nëse marrim parasysh se triumfin e parë të madh e ka regjistruar në edicionin 2014/15 kur u shpall kampion i Kosovës për herë të parë në historinë 45 vjeçare të klubit.

Kjo vetëm sa e dëshmon punën tejet profesionale dhe jashtëzakonisht të dedikuar që Ferronikeli është duke e bërë në dekadën e fundit.

Kampioni i Kosovës është shembull për tu ndjekur nga klubet tjera në vend, të cilat tashmë i ka tejkaluar si për nga ana organizative e menagjeriale ashtu edhe për nga aspekti financiar.

Ky është rasti më i mirë që tifozët e futbollit në Kosovë të mblidhen në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën dhe ta përkrahin “Niklin”, pa marrë parasysh se a janë tifozë të Prishtinës, Dritës, Trepçës ’89 apo ndonjë ekipi tjetër në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!