Importi i produkteve serbe pësojnë rënie drastike në Kosovë

Gati tetë muaj pasi qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, importi i produkteve serbe, sipas autoriteteve kosovare, ka shënuar një rënie drastike.

Deri përpara vendosjes së taksës, Serbia, ishte eksportuesja më e madhe e mallrave në Kosovë, por gjatë kësaj periudhe kohe, niveli i këtyre eksporteve të saj ka rënë në rreth 4 milionë euro.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, i tha radios Europa e Lirë, se mesatarja ditore e importeve nga Serbia mbërrin sot në rreth 10 dërgesa, një pjesë e të cilave janë ndihma humanitare, e disa janë komerciale, duke përfshire këtu ushqime. Vetëm gjatë muajit maj, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka qenë 519 mijë euro, në një kohë kur gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, pat mbërritur në 39 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!