Pse Amerikës i duhej një ambasadë kaq e madhe në Kosovë?

Më 4 korrik, në përvjetorin e 243-të të Pavarësisë së saj, ShBA-ja e përuroi objektin e ri të Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Ndërtesa ishte shumë e madhe, bile aq e madhe sa i përngjante ndërtesave qeveritare në novelën politike 1984, ku përshkruhet rendi totalitar i qeverisshmërisë.

Por, ambasadat amerikane thuhet të kenë edhe funksion simbolik duke shprehur vlerat e këtij vendi. Sidoqoftë, këto ambasada kanë qenë shpesh nën rrezik nga sulmet terroriste, me një sulm që kishte ndodhur në Beirut në vitin 1983, përcjell Periskopi.

Prej vitit 1999, Departamenti i Shtetit ka adaptuar një model standard të ndërtesave të ambasadave, për të cilat historiania Jane Loeffler, thotë se janë “komplekse të murosura e të izoluara.”

Në vitin 2009, senatori dhe ish kandidati për president, John Kerry nuk ishte i kënaqur me dizajnin e tyre duke thënë “Ne po ndërtojmë disa nga ambasadat më të shëmtuara që kam parë…”

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Stephen Walt kishte shkruar se “ambasadat amerikane ishin si simbol fizik i gjallë i një Perandorie të fuqishme që luftonte për të mbajtur botën e jashtme poshtë saj.”

Përgjithësisht, kritikët thonë se këto struktura të izoluara e pseudo-ushtarake ishin emblemë e politikës së jashtme të periudhës së Bushit.

Sidoqoftë, pati një modifikim të stilit të ambasadave, që e reflekton edhe ambasadën e re të ShBA-ve në Kosovë, dhe e cila përpiqet të theksojë arkitekturën e mirë, efiçiencën ambientaliste dhe urbanitetin. Kritiku i arkitekturës nga New York Times, Nicolai Ouroussoff shkroi një artikull për ambasadat e këtij stili të titulluar “Fortesa e re, apo hm, Ambasada” në të cilën argumentonte se këto ndërtesa nuk ia dilnin të balanconin çeltësinë estetike dhe sigurinë.

“Nuk ka një projekt që më mirë reflekton vështirësitë e Amerikës për të mbajtur një imazh mirëpritës e demokratik duke qenë nën frikën konstante të ndonjë s.ulmi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!