Pa hyrë fare në test dhe duke ndenjur në shtëpi: 400 deri në 1000 euro kushtonte patentë shoferi

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Prokuroria ka treguar se 23 të arrestuarit për keqpërdorime me patentë shoferë, dyshohen se kanë marrë para nga persona të ndryshëm për pajisjen me patentë shoferë, shkruan Gazeta Metro.

400 deri në 1000 euro një personi i ka kushtuar një patentë shoferi nëse ka dashur ta marrë pa ndonjë vështirësi, madje duke ndenjur në shtëpi dhe mos shkuar fare në qendrën e ku mbahen provimet.

Prokuroria ka zbuluar detaje të reja duke treguar se shuma që është marrë nga këta persona, ka qenë në mënyrë të orkestruar, duke filluar nga auto-shkolla e deri tek zyrtarët e ministrisë.

Në mesin e të ar.restuarve është edhe daja i kryeministrit të Ramush Haradinajt, 25 vjeçari Eduart Brahimaj i cili ishte punësuar një vit më parë në këtë institucion.

23 persona, 16 prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, u ar.restuan të premten gjatë një aksioni të madh të Policisë së Kosovës dhe ata po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Prokurori Ilaz Beqiri ka thënë se për 19 të pandehur ka kërkuar një muaj paraburgim ndërsa për Shkëlqim Statovcin, Haki Jasharin, Liljana Bozhaniq dhe Ava Kurteshi ka vlerësuar se nuk ka bazë që të caktohet masa e paraburgimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!