Limaj: Ne punojmë, nuk rrahim gjoks

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në degën e Rahovecit. Më shumicë votash, Afrim Oruqi, është zgjedhur kryetar i ri i Degës së Nismës në Rahovec, transmeton Gazeta Metro.

Në këtë Kuvend Zgjedhor, mori pjesë edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili i uroi suksese kryetarit të ri.

Ai tha se ky Kuvend le te shërbej si pikënisje për forcimin edhe mëtejme të degës.

“Nëse dikun ka nevoje me pas një frymë socialdemokrate është pikërisht Rahoveci. Në një vend ku ka shumë punëtor ka nevoje me iu ndihmu me i zhvillu projektet bujqësorë. Ne presim nga ju të vazhdoni zgjerimin e partisë”, ka thënë Limaj të shtunën në Rahovec.

Më tutje, ai ka thënë se vendi ynë ballafaqohet me shumë vështirësi dhe probleme, por si shtet i ri duhet punuar bashkërisht që të zgjidhen ato.

Ka thënë se Nisma identifikohet me plot projekte të mëdha, por që nuk është parti rrahagjokse.

“Ne jemi njerëz që punojmë, punëtor që kemi vizion politikë. Ne nuk flasim shumë. Ne kemi projekte të mëdha që janë punuar këtë vend. Ne besojmë në njerëz që punojmë. Vetëm me punë mund të ndryshohet vendi ynë. Nisma promovon vlerat njerëzore e kombëtare. Të solidaritetit dhe mbështetjes se atyre që kanë nevoje. Jep hapësire e mundësi djemve dhe vajzave të reja që kanë nevoje”, ka shtuar Limaj.

Kryetari i ri i degës se Nismës në Rahovec, Afrim Oruqi, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë. Ai është zotuar se bashkërisht projektin e Nismës do ta çojnë përpara.

Ai ka thënë Nisma Socialdemokrate do të fuqizohet edhe më shumë në Rahovec. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!