Ligue 1, Arbër Zeneli përkrahë yjeve si Mbappe e Di Maria në formacionin e muajit

Përformancat fantastike të Arbër Zenelit janë shpërbyler me një vend në formacionin e muajit në Ligue 1.

Zeneli është faktor kyç për ekipin e tij Stade de Reims që të sigurojë një vend për në Evropë, aty ku ekipi francez mungon tash e sa vite.

24-vjeçari kaloi në Francë në muajit janar kur u ble nga Hereenveen dhe deri tani ia ka vlejtur çdo cent i shpenzuar për të, shkruan Periskopi.

Zeneli ka bërë 9 paraqitje deri tani me fanellën e Reims, duke luajtur 549 minuta.

Anësori i Kosovës ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime deri në këtë fazë të kampionatit.

Për këto paraqitje, faqja ‘WhoScored’ e cila merret me vlerësimin e lojtarëve e ka vendosur Arbër Zenelin në formaconin e muajit bashkë me yjet si Kylian Mbappe e Angel Di Maria. /Periskopi/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!