Zeneli në formacionin më të mirë të muajit mars në Francë

Arbër Zeneli është duke e mahnitur ligën elitare franceze, Ligë 1, që prej debutimit te tij për Stade de Reims pas transferimit nga Heerenveeni në janar, aq shumë saqë ai është zgjedhur në 11-shën më të mirë të muajit mars në ligë.

Anësori i ekipit kombëtar të Kosovës mund të ketë pasur një fillim paksa të ngadaltë në Ligë 1 duke i nisur nga stoli tri ndeshjet e tij të para për Reims, por tani ai po i përmbush pritjet me intensitet të lartë, shkruan Gazeta Express.

Pasi tri ndeshjet e para i nisi nga stoli në muajin shkurt, Zeneli luajti ndeshjen e parë si titullar ndaj Montpellier duke e shënuar golin e tij të parë në fanellën e Reims.

Më pas, ai i zhvilloi të gjitha tri ndeshjet e Reims në muajin mars, duke shënuar një gol dhe duke bërë paraqitje mbresëlënëse.

Në ndeshjen kundër Dijonit në veçanti, e cila mbaroi pa fitues 1:1, 24-vjeçari shënoi golin e vetëm për mysafirët, por goli nuk qe e vetmja gjë që mori vëmendjen, ishte paraditja e tij brilante.  

Gazeta e madhe franceze “L’Equipe”, e pati vlerësuar Zenelin si lojtarin e ndeshjen në këtë takim, duke i dhënë notën 8.

“Arbëri ishte margaritar të shtunën, pasi mesfushori anësor e tronditi Djonin. Çdo vrapim i tij i shpejtë me topin i bëri të djersitën fort kundërshtarët. I fortë në këmbë, i fuqishëm dhe preciz, ai shënoi nga një top i kthyer në zonë në minutën e nëntë”, shkroi gazeta franceze për kosovarin.

Tani, uebsajti “Whoscored” e ka zgjedhur kosovarin në mesin e 11 futbollistëve me paraqitjet më të mira në Ligë 1 gjatë muajit mars, duke i dhënë notën e përgjithshme 7.53. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!