Trajneri i Dritës tregon favoritin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Trajneri i Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu, nuk sheh favorit në duelin e mundshëm mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve më 2020, duke i cilësuar si të barabarta të dy ekipet kombëtare.

Kosova dhe Maqedonia janë përcaktuar të luajnë më 2020 në play-off të Ligës D si fituese të grupeve të tyre përkatëse në Ligën e Kombeve, në një betejë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020 – nëse nuk e kanë siguruar një gjë të tillë paraprakisht përmes rrugës tradicionale – kualifikimeve që tashmë kanë nisur, shkruan Gazeta Express.

Trajneri nga Shkupi ka dhënë një intervistë për emisionin Sporti në Lajm Tv, ku ka folur për derbin Drita-Gjilani, ku e sheh Dritën e tij në fund të kampionatit, kë e sheh favorit për titull në Ipko Superligë, krahasimin mes kampinatit kosovar dhe atij të Maqedonisë Veriore.

Mysafir i “Lajm”-it, trajneri i Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu: Kosova-Maqedonia Veriore, ja kush është favoriti në Ligën e Kombeve (Video)

Mysafir i “Lajm”-it, trajneri i Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu: Kosova-Maqedonia Veriore, ja kush është favoriti në Ligën e Kombeve (Video)

Posted by Lajm TV on Tuesday, April 9, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!