Ky është projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës që do ndërtohet në Drenas (FOTO)

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës është bërë prezantimi i projektit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës i cili do të ndërtohet në Drenas.

Ky organizim u mundësua nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ndërsa sipas tyre ky projekt cilësohet si projekti më i madh infrastrukturor sportiv që ka pasur ndonjëherë Kosova, njofton Klan Kosova.

Projekti për stadiumin është bërë sipas standardeve ndërkombëtare të FIFA- dhe UEFA-s ndërsa kapacitetet e këtij stadiumi pritet të jenë rreth 30 mijë ulëse dhe do të përdoret edhe për lojët ndërkombëtare.

Gjithashtu në këtë projekt veç stadiumit do të ketë edhe salla shtesë për stërvitje, hapësira për rekreacion dhe parking.

Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës figura të njohura nga skena politike, institucionale, sportistë etj.

Ky prezantim pjesëmarrës ishte edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Kulturës Kujtim

Gashi, kryetari i FFK-së Agim Ademi si dhe futbollisti i Kombëtares se Kosovës në futboll, Milot Rashica, njofton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!