Kush është spiuni i Vuçiqit në Policinë e Kosovës

Aleksandar Vuçiq kishte pasur informata të sakta se çfarë do të ndodhte gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës. Ai kishte paralajmëruar afër dy javë më parë se do të kishte ar.restime të policëve, por edhe të personave të zakonshëm.

Përkundër që nuk kishte qëlluar numrin e saktë të të arr.estuarve, Vuçiq kishte dëshmuar edhe njëherë për informatorët e tij nga Kosova, shkruan Insajderi.

Vuçiq kishte paralajmëruar se do të ar.restohen rreth 40 persona, por sot u arrestuan 30 veta – 10 më pak se sa kishte paralajmëruar Vuçiq.

Prej tyre 19 kishin qenë policë, ndërsa të tjerë qytetarë të thjeshtë.

“Prej të hënës ata duan të ar.restojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 persona tjerë me arsyetim se ata kanë marrë pjesë në kor.rupsion, në mënyrë që veriu i Kosovës të mbetet i pambrojtur, para se gjithash Mitrovica dhe që të mund t’i bëjnë gjërat më të ndyta kundër popullit tonë”, kishte deklaruar Vuçiq për televizionin serb RTS.

Pas ar.restimeve Vuçiq u lajmërua përsëri. Kishte thënë se kishte lajmëruar gjithë ndërkombëtarët.

“Kjo që po ndodh sot, është ajo që ne e kishim paralajmëruar rreth 15 ditë më herët, kur e kishim alarmuar komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për një rrahje të serbëve që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Zubin-Potok.

“Ka ndodhur edhe një r.rahje e serbëve në Shkollën Teknike në Zubin-Potok, kanë thyer shtëpi, në mënyrën më b.rutale të mundshme, për të treguar se sa ta mëdhenj dhe të fuqishëm janë”, ishte shprehur Vuçiq.

Policia e Kosovës ka ndërrmarrë gjatë ditës së sotme një aksion ku janë arrestuar 30 persona, duke përfshirë edhe policë.  Po ashtu dy zyrtarë të UNMIK-ut janë ar.restuar pasi kishte tentuar ta pengonin Policinë e Kosovës.  Njëri nga zyrtarët e UNMIK-ut kishte qenë rus ndërsa tjetri serb./Insajderi.com

Indoks të dielën ka shfaqur dokumentarin “Mafiozi Shqiptar”, ku është zbuluar një anë krejt të pa njohur e “Currit”, lidhjet e të cilit nuk përfundojnë vetëm te mafia në Çeki, e politika në Kosovë, por shkojnë deri te njerëz që janë partnerë biznesi me oligarkë të rrethit të afërt të Vlladimir Putinit.

Këtu mund ta ndiqni dokumentarin e Insjaderit që tregon spiunin në Policinë e Kosovës —> SPIUNI

Video Credit: Gjirafa, Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!