A do të hiqet taksa 100% këtë javë, flasin deputetët e AAK-së

Ndonëse presioni i BE-së për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe sa vjen e shtohet, institucionet e Kosovës mbeten të palëkundura në mbajtën e tarifës në fuqi.

Teksa heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni gjermano-francez që e vizitoi të hënën Kosovën, deputetët vlerësojnë se edhe nëse taksa hiqet Serbia nuk do të rikthehet në tavolinë të bisedimeve.

Deputeti nga radhët e partisë në pushtet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka thënë që Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në raport me heqjen e taksës, derisa nuk do të pranohet asnjë kusht nga Serbia.

“Qëndrimi ynë rreth taksës mbetet i njëjtë. Nuk ka dialog me kushte dhe vendimi për taksën është vendim sovran i Qeverisë së Kosovës dhe ne jemi të gatshëm për dialog, por jo dialog me kushte, kështu që qëndrimi mbetet i njëjtë”, ka thënë ai për “Zërin.

Deputeti i AAK-së theksoi se Kosova është e gatshme për dialog, mirëpo për dialog pa kushte. “Ne jemi për dialog pavarësisht se Kosova i ka një mijë arsye që të vendosë kushte, por ne nuk po e bëjmë këtë gjë, përkundrazi ne jemi të gatshëm për dialog, por pa kushte”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!