EKSLUZIVE: Granit Plava i dyshuar edhe për dy vrasje të tjera me pagesë

0

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur për vrasjen e Liridona Ademajt, derisa njofton se ka dyshime se Granit Plava – personi që ka ekzekutuar Liridonën është i dyshuar edhe për dy vrasje të tjera me pagesë.

Ai thotë se në bazë të hetimeve, ka elemente që Plava dyshohet edhe për vrasje tjera me pagesë.

“Është interesante që i dyshuari për vrasje ka dyshime se është i përfshirë në dy vrasje tjera. Ka goxha elemente që kanë gjet deri tash për ta lidh me dy vrasje tjera me pagesë. Pra po flasim për një të dyshuar me vrasje me pagesë dhe natyrisht që nuk besoj se dikush çfarëdo shume me ia ofru dikujt nuk e merr përsipër me kaq lehtësi kryerjen e një krimi pa pasur një backround kriminal, pa pasur veprime të tilla. Ka elemente që mund të jetë i përfshirë edhe në dy raste tjera”, tha Kajtazi në Rubikon.

Tutje ai thekson se është abuzuar me këtë rast në Shqipëri dhe ka pasur shumë spekulime.

Kajtazi pati rezerva të flasë më shumë rreth rastit pasi që hetimet janë duke vazhduar.

“Mendoj se ne apsketin mediatik është abuzu shumë me këtë rast në mediat në Shqipëri për çka unë jam i tmerrum qysh kanë kanë raportu edhe qysh e kanë trajtu këtë ngjarje. Pikërisht për këtë arsye që ka pasë si me thanë lloj lloj infrmata edhe të pakonfirmuara, ka pasë shumë spekulime. Jam rezervu me fol edhe me diskutu deri tash në këtë çështje. I tillë do të jem edhe sonte për shumë arsye”.

“Njëra prej tyre është kjo, e dyta është se rasti është ende nën hetim. Edhe sot kur po flasim veprimet në terren operative janë të vazhdueshme për shkak se është zbërthy vetëm një dimension i kësaj ngjarje dhe ka shumë më shumë se kaq. Është zbërthy se dorasi e ka konfirmu se ka kry vrasjen. E ka kofirmu që e ka kry me porosi të bashkëshortit të së ndjerës”.

“Megjithatë kjo nuk mjafton, ne e dimë se ka ndodh krimi dhe janë të arrestuar. Kjo nuk mjafton me u zbërthy deri në fund sepse më e rëndësishme në një krim është motivi. Motivi pastaj tërheq anën tjetër implikimet tjera që mund të jetë ndikuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *