Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja në mes të VV’së dhe LDK’së

Pas mospajtime rreth ndarjes së pushtetit që zgjatën më shumë se katër muaj për arritjen, më në fund VV dhe LDK kanë arritur që të nënshkruajnë edhe zyrtarisht koalicionin në mes tyre, shkruan Gazeta Metro.

Pas plotë 122 ditë që nga përfundimi i zgjedhjeve, dy partitë fituese, VV dhe LDK kanë arritur që të dakordohen rreth qeverisjes së përbashkët.

Në konferencë të përbashkët për media Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë deklaruar se është arritur marrëveshja në mes të dy partive, LDk dhe VV.

Kjo Qeveri do të ketë 15 ministri dhe 32 zëvendësministri ka thënë Kurti.

“Ne sot  pas takimit me profesor Isa Mustfën u dakurduam qe nesër ta zgjedhim qeverinë e re në seancën parlamentar, ne tashme e kemi nenshkruar marrëveshjen”, ka thënë Kurti

Gjithashtu Kurti ka bërë të ditur që kryeparlamentari do t’i takoj LDK’së.

“Kemi arritur marrëveshje, dhe se është në të mire të ndryshimeve që do të do të ndodhin në vend, presidenti nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes”, ka thënë Mustafa

Vetëvendosje është ajo që është dorëzuar karshi kërkesave të LDK’së rreth postit të kryeparlamentarit. Kjo parti ka pranuar që Glauk Konjufca të dorëhieqet nga posti i kryeparlamentarit edhe pse një gje të tillë e kishin mohur vazhdimisht duke e quajtur edhe tallje ketë veprim.

Në praktikë, marrëveshja hyn në fuqi të hënën kur edhe do të mbahet seanca për votimin e përbërjes së re të Qeverisë.

Bashkë me komunitetet pakicë, VV dhe LDK aktualisht e kanë shumicën parlamentare të nevojshme për votimin dhe krijimin e Qeverisë së re.

Vlenë të theksohet se Gazeta Metro ka raportuar gjatë ditës së djeshme që dy paritë janë pajtuar rretth kërkesave të tyre.

Oferta e Lidhjes Demokratike të Kosovës është pranuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kurti ka pranuar që LDK’së t’i takon pozita e Kryetarit të Kuvendit, pozita e Presidentit dhe 5 ministri, kështu duke ofruar dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga pozita e Kryeparlamentarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!