Zogiani i gjen fajtorët: Këta janë 4 njerëzit e LDK’së që po e pengojnë koalicionin me VV’në

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, po deklaron se ka gjetur fajtorët që nuk po e lënë të ndodhë koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Zogiani po thotë se disa zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë pengues për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ai ka përmendur nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri, deputeti Driton Selmanaj si dhe ish- ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.
Reagimi i plotë:

Agim Veliu, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Driton Selmanaj, jane vetem disa nga top zyrtaret e LDK-se qe vazhdimisht sulmojne Vetevendosjen, dmth sulmojne koalicionin, sulmojne ndryshimin ne qeverisje.

Nga ana e Vetevendosjes nuk eshte asnje top-zyrtar qe ben kte, perkundrazi, te gjithe jane fort te kujdesshem ne paraqitjet e tyre publike.

Sepse Vetevendosje do ndryshim!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!