Frashër Krasniqi i përmend 11 ndryshimet që i ka bërë VV

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ia ka përmendur ish-partisë së tij, LVV 11 ndryshimet që i kanë bërë që nga themelimi. “Kjo është Vetëvendosja sot. Hala pa mbërri te pushteti. Pa i bërë as gjysmë viti prej që ka fituar.Edhe më ndryshe do të jetë nesër. Edhe më hipokrite, edhe më populliste, edhe më e etur për pushtet.”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi. Postimi i plotë i Frashër Krasniqit: – Nga jo negociata, në po negociata, – Nga kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë, tek mbështetja e tyre, – Nga ideja për bashkim kombëtar, tek ideja që e lë anash bashkimin, – Nga “Lista Serbe është formacion çetnik”, tek përfshirja e Srpskas në qeveri, – Nga “Isë, Isë argat i Serbisë”, në “profesor të respektuar”, – Nga kundërshtimi edhe me protesta i takimeve sekrete me ministrat e Serbisë, në arsyetim të takimeve të veta me Gjuriqin, – Nga 12 ministri, në 14 ministri, – Nga kundërshtimi i ndërhyrjeve ndërkombëtare në krijimin e qeverive të Kosovës, në thirrjen e ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion, – Nga “Rançi i Prapashticës”, në takimet, tinza, natën në atë vend, – Nga thirrja që qeveritë të bazohen në program e parime, në pazare të ulëta për pozita e pushtet, – Nga thirrjet për transparencë të pushtetit, në ikjen fshehurazi nga mediet dhe gazetarët. Kjo është Vetëvendosja sot. Hala pa mbërri te pushteti. Pa i bërë as gjysmë viti prej që ka fituar. Edhe më ndryshe do të jetë nesër. Edhe më hipokrite, edhe më populliste, edhe më e etur për pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!