Dieta me vezë të ziera: humbisni 4-5 kg në javë

Lufta për të humbur peshë, është ndoshta një nga betejat më të vështira dhe vullneti mund të jetë një nga aleatët tuaj më kryesorë. Vullneti për të ngrënë shëndetshëm dhe për të bërë aktivitet të rregullt fizik.

Në këtë postim do t’ju paraqesim një dietë e cila ju ndihmon që të bini disa kilogram në një javë, megjithëse nuk është aspak e rekomandueshme. Ky plan për humbje peshe është një fakt një dietë e ulët në kalori.

Dita 1

Mëngjesi: 2 vezë të ziera,  1 portokall, 1 filxhan qumësht pa yndyrë

Dreka: 1 copë gjoks pule i zier, 1 filxhan kos pa yndyrë

Darka: një vezë e zier, 1 copë gjoks pule i zier dhe 1 portokall

Dita 2

Mëngjesi: 2 vezë të ziera, lëng të 1 kokrre limoni

Dreka: 1 peshk mesatar i pjekur, 1 grejpfrut

Darka: 2 vezë të ziera shumë

Dita 3

Mëngjesi: 2 vezë të ziera shumë, 1 filxhan me ujë të ngrohtë me lëngun e 1 limoni

Dreka: 1 copë mesatare mish të zier viçi, 1 grejpfrut

Darka: 2 vezë të ziera

Dita 4

Mëngjesi: 2 vezë të skuqura me qepë, majdanoz, kopër dhe vaj ulliri

Dreka: 1 copë mesatare gjoks pule i pjekur dhe sallatë

Darka: 1 vezë të zier dhe 1 portokall

Dita 5

Mëngjesi: 2 karrota, 2 vezë 1 lugë gjelle salcë kosi

Dreka: 2 karrota, 1 filxhan lëng portokalli i freskët

Darka: 1 peshk mesatar i pjekur dhe 1 vezë e zier

Dita 6

Mëngjesi: 1 filxhan kos pa yndyrë, 1 filxhan lëng portokalli dhe/ose limoni i freskët

Dreka: 2 vezë të ziera, 2 grejpfrut

Darka: 1 portokall

Dita 7

Mëngjesi: 2 vezë të ziera, një gjysmë grejpfrut

Dreka: 1 copë mesatare mishi vici i zier, 1 portokall

Darka: lëng portokalli i freskët

Dieta me vezë është shumë e lehtë për t’u ndjekur, por duhet të zgjasë vetëm 1 javë. Gjatë kohës që jeni në dietë duhet të pini shumë ujë.

Kujdes! Ju lutem mos bëni asnjë dietë pa u konsultuar me mjekun. Dietat që ju mundësojnë rënie të shpejtë nga pesha nuk janë të këshillueshme, edhe pse mund të kenë në përbërje të saj ushqime të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!