Angli, lojtarët përfshihen në sherr masiv (VIDEO)

Ndeshja e ligës së tretë angleze mes Lejton Orient dhe Northampton ka përfunduar në barazim 1-1, por nuk është kjo pjesa më e rëndësishme e kësaj ndeshje. Një episod i ndodhur pak minuta para përfundimit të ndeshjes ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ku lojtarët janë përfshirë në një sherr masiv. Shkak për këtë është bërë një penallti në minutën e 85’ për Lejton Orient. Pas realizimit të penalltisë, kundërshtarët nuk e kanë pritur mirë këtë moment dhe kanë goditur një nga lojtarët vendas. Kaq ka mjaftuar që aty të përfshihen futbollistë nga të dyja ekipet. Plot 17 futbollistë janë përfshirë në këtë sherr, teksa arbitri ndëshkoi me karton të kuq vetëm një futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Content is protected !!